Në Lyon më 19 prill 2015, u mbajt Mbledhja e Gjashtë e Përgjithshme e Shoqërisë Shqiptare “Iliria”. Në pikat e rendit të ditës ishte paraparë një analizë punës së deritashme të Shoqërisë, ndryshimet statutore si dhe zgjedhjet e reja për Kryesi të Shoqërisë.

Gjatë punimeve të Mbledhjes u shqyrtuan të gjitha aktivitetet e zhvilluara të Shoqërisë që nga Mbledhja e Pestë e Përgjithshme.

Në periudhën e kaluar mes dy Mbledhjeve të Pêrgjithshme, Shoqëria Shqiptare “Iliria” realizoi shumë veprimtari në Lyon duke përmbushur edhe njëherë shumë nga synimet e saja të përcaktuara në programin e saj.

Ndër aktivitetet më të rëndësishme që u realizuan gjatë dy vjetëve të fundit mund të përmendim:

  • Shënimi i Festave të Nëntorit me theks të veçantë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,
  • Shënimi i përvjetorëve të Pavarësisë së Kosovës,
  • Pjesëmarrja dhe organizimi i Festave Konsullore,
  • Pjesëmarrja dhe organizimi i Forumit të gjuhëve të huaja,
  • Provimi i librit “Dy dekada me shiptarët e Francës” të autorit Abaz Pllana,
  • Aktiviteti i organizuar për kuzhinën shqiptare që do të dalë me botimin e librit për këtë temë nga zonja Rina çela Grasset,
  • Organizimi dhe pjesëmarrja e trupave teatrore nga Shqipëria dhe Kosova në Festivalin e Teatrove evropiane në Lion. Një vit ishte Mirush Kabashi dhe një vit grupi teatror nga Qendra Multimedia e Prishtinës,
  • Bashkëorganizimi i shfaqjes teatrore të Mirush Kabashit në Pallatin e OKB-së në Gjenevë,
  • Organizimi dhe pritja e Ministrit të Jashtëm Shqipat, zotit Ditmir Bushati në Lion,
  • Pjesëmarrja në aktivitetin kombëtar të Francës “Je suis Charlie”,
  • Pjesëmarrja dhe organizimi i fshatit shqiptar me emrin Butrinti në Lion,
  • Organizimi dhe mbështetja e punës së fotografit francez në botimin e librit “Të ardhur nga larg”,
  • Organizimi dhe mbështetja e Javës Shqiptare në kuadër të muajit të Frankofonisë,
  • Organizimi dhe mbështetja e ekspozitës “Marubi” në Lion,
  • Ndihma dhe pritja e grupit të studiesve nga Instituti Albanologjik i Prishtinës që merrej me kërkimet për Diasporën shqiptare,

Gjatë periudhës së kaluar shifet se u bë një veprimtari e ngjeshur për të prezentuar sa më mirë Shqipërinë dhe shqiptarët në Francë. Këto aktivitete kërkuan punë dhe angazhim të shumtë nga mërgimtarët që edhe për disa vjet mbajtën gjallë frymën shqiptare në Francë.

Një pikë e veçantë e Mbledhjes së Gjashtë të Përgjithshme, ishte edhe zgjedhja e Kryesisë së Shoqërisë. Me një unanimitet absolut u zgjodh Kryesia e Shoqërisë me këtë përbërje:

  • Rina çela Grasset – Kryetare
  • Enver Alilaj  – sekretar
  • Avni Bilali  – Arkatar
  • Abaz Pllana – anëtar i kryesisë,
  • Fehmi Plakiqi – anëtar i kryesisë,
  • Ledia Dema – anëtare e kryesisë,
  • Taulant Nela – anëtar i kryesisë,

Duke parë përvojën dhe historikun e gjithë veprimtarisë kulturore shumëvjeçare në Lion e më gjerë nga kjo Shoqëri, kemi shpresën se edhe në të ardhmen do të ketë aktivitete të mirëfillta kulturore nga mërgimtarët shqiptarë që janë veprimtarë në Shoqërinë Iliria.

Urojmë që kjo Shoqëri të rrisë akoma më shumë veprimtarinë e saj dhe do të jetë akoma më tej një zëdhënëse e shquar e shqiptarëve në Francë.

Pra, Shoqërisë Shqiptare “Iliria” i urojmë suksese të reja në punën e saj.