Shkodra feston ditën e luleve, 6 maji kthehet në traditë

Shkodra feston ditën e luleve, 6 maji kthehet në traditë

6 Maj 2022

Shkodranët festojnë prej 30 vitesh mes lulesh e këngësh ardhjen e pranverës. 6 Maji është kthyer tashme në një festë tradicionale që prej vitesh bën bashkë të vegjël dhe të mëdhenj, ku të gjithë i këndojnë luleve që sjell pranvera.

Ndërsa mbajnë në duar buqetat e luleve, ata tregojnë se i kanë mbledhur në bahçet e tyre, ku për rritjen janë kujdesur prindërit dhe gjyshërit.

“Çelu ti moj lulja ime”/ Festa e Luleve në Shkodër që “ringjall” qytetin

Dashurinë dhe përkujdesjen për natyrën, që e kanë përkthyer edhe në një feste simbolike, shkodranët e bëjnë prej 30 vitesh.

Almida Mema: Festë lulesh dhe nuk është vetëm një ditë lulesh. Do të ketë plotë festime gjatë tre ditëve ku do të jenë të përfshira të gjitha grupet. Do të ketë spektakël, parada, koncerte. Po ashtu kemi dhe panairin e luleve dhe të artizanëve të cilët përdorin lulet gjithandej. Darka rezervon dy koncerte për të rinjtë.

Në panair u ekspozuan ato që njihen si simboli i qytetit të Shkodrës, Lulebora, karajfilat, trendafilat shumëngjyrësh e mullaga.

Shkodra feston ditën e luleve, 6 maji kthehet në traditë

Shkodra feston ditën e luleve, 6 maji kthehet në traditë

Shkodra feston ditën e luleve, 6 maji kthehet në traditë

Fatbardha Husi, tregtarja dhe rritësja e luleve tha: “Unë sot kam zgjedhur lulet shumëvejçare pasi stina e pranverës është shumë e favorshme për lulet. Kam zgjedhur lulet më të çelura të kësaj stine”.

Këtë vit festimet zgjasin 3 ditë dhe një kalendar i pasur aktivitetesh e bën Shkodrën mikpritëse të vizitorëve nga të gjitha qytetet shqipfolëse.

Në oborrin ku lulëzojnë qindra lule dhe për të cilat janë shkruar më shumë se 150 tekste këngësh, nuk ka se si të mos ruhet dhe përcillet ndër breza kjo traditë.

Nga OraNews