Blendi Fevziu lëshon paralajmërimin e papritur, zbulon lëvizjen që do të bëjnë së shpejti deputetët e PD: – Ja skenarët

6 MAJ 2022

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu, thotë se grupi parlamentar i Partisë Demokratike është i përçarë.

Fevziu tha se baza e partisë është më e konsoliduar, ndërsa grupi parlamentar i PD është dukshëm i përçarë.

Sipas tij, një pjesë e deputetëve mund t’i bashkohen në vijim Komisionit të Rithemelimit, ndërsa disa të tjerë rrezikojnë që të mbeten vetëm deputetë në Parlament pa asnjë lidhje me PD-në.

“Është e konturuar në një çarje të Partisë Demokratike. Nga perceptimi duket që në bazë ka një konsolidim drejt PD që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit, ndërkohë që në grupin parlamentar ka një çarje. Evidentimi i çarjes në grupin parlamentar u dallua qartë në Kuvendin e PD të 30 Prillit ku nuk morën pjesë 35 deputetë. Pra çarja në grupin parlamentar është evidente.

Çarja në bazë nuk figuron në këto momente. Padyshim ka dhe atje një hezitim por në numra më minorë. Por gjithsesi ka dy grupime; një është më i madh dhe një grup më minor. Ndërkohë që në grupin parlamentar ka një çarje të përmasave të ndryshme. Është më i madh grupi që akoma nuk i janë bashkuar Rithemelimit se sa grupi i Rithemelimit.

Pra nëse bëhen 15-17 në njërën anë, në anën tjetër janë 34-35. Pra në këtë aspekt duket që ka një zhbalancim, nuk përfaqëson ose nuk reflekton balancën e mbështetjes në bazë në lidershipin e grupit parlamentar. Se çfarë do ndodhë, është shumë e vështirë ta thuash. Ka disa skenarë.

Skenari i parë është që PD të paktën rruga që ka ndjekur Komisioni i Rithemelimit është ne jemi në rrugën tonë, ne kemi bazën e partisë, ne po ecim para, kemi dhe një konfirmim nga gjykata. Në këtë drejtim pritet që një pjesë e deputetëve të atyre 35 që hezituan mund t’i bashkohen grupit. Mund të ndodhë si sot që nga 35, 13 nuk ishin fare në mbledhje. Dikush më herët, dikush më vonë, mund t’i bashkohen grupit të Rithemelimit. Ekziston mundësia që një grup pak më i vogël të mbetet si një grup si një lloj sateliti. Mbetet në Parlamentin e Shqipërisë, nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Natyrisht që kjo është një goditje shumë e madhe sepse për të tretën herë, në 3 zgjedhje rresht, Rama i afrohet kufirit të 2/3”, tha ndër të tjera Blendi Fevziu.

Gazeta Sot