Shkeljet zgjedhore: – Ivi Kaso tregon kush do i ndihmojë demokratët të identifikojnë manipulimet dhe tjetërsimin e votave

1 MAJ 2021

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso thotë se dosja që krimet zgjedhore që po përgatitet po pasurohet me prova të shumta, të cilat do të faktojnë pretendimet e demokratëve, se në zgjedhjet e 25 prillit, PS, ka kryer shkelje, që kanë cuar në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve.
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje sipas Kasos do i ndihmojë demokratët të identifikojnë më lehtë manipulimet dhe tjetërsimin e votave.

Zyrtari i PD, shprehet se në varësi të shkeljeve të bëra, selia blu do të kërkojë ndryshim të mandateve apo pavlefshmëri të atyre zonave ku do të vërtetohen manipulimet.

Kaso thekson se në përfundim të dokumentimit të fakteve, ato do të bëhen të ditura për publikun si dhe partnerët ndërkombëtarë.

Gazeta Sot