20 Tetor 2026

Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës në Tiranë, duke publikuar fotografinë e një të riu që doli në shesh bashkë me fëmijën e tij në gjoks.

Në reagimin e tij, Shanaj ndalet te simbolika e protestës, ndërsa në fund i referohet pikturës së Eugène Delacroix, “Liria që udhëheq popullin”, e realizuar në vitin 1830 dhe e frymëzuar nga Revolucioni i Korrikut në Francë.

“Flamuri, dy fëmijë, njëri në gjoks, tjetri në barkë, dhe ai flamur i shtrirë… A nuk të duket sikur vetë Atdheu po rënkon? Sikur dhimbja e tij ka marrë fytyrën e fëmijëve dhe heshtjen e flamurit?

Mevlan Shanaj

Dhe një tjetër flamur ka zgjatur kokën për të mos harruar terrorin!!!

Ne mbyllje piktura e Eugen Delacrua e vitit 1830.

Liria që udhëheq popullin (1830)

Kryevepra e tij më e njohur. Një grua simbolizon Lirinë, duke ngritur flamurin francez mbi barrikadat e revolucionit. Nuk është thjesht një pikturë historike, por një shpërthim i revoltës, sakrificës dhe shpresës për liri”, shkruan Shanaj.