“Shi dhe breshër”/ Njihuni me parashikimin e motit sot

– 11/06/20

Moti sot pritet që të jetë fillimisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare dhe prej orëve të drekës përsëri zhvillime vranësirash deri të dendura.

Ashtu si ditët e fundit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në relievet kodrinore-malore.

Reshjet në formën shtrëngatave dhe stuhive, ndërsa lokalisht në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 10ºC në relievet malore deri në 14ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës nga 24ºC në zonat malore deri në 28ºC në ato të ulta e bregdetare.

Gazeta Mapo