Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi pak ditë më parë, Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë thirrur në Uashington me urgjencë drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja dhe kryetaren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj, të cilët pritet të qëndrojnë disa ditë në SHBA, ku dhe do të zhvillojnë takime të rëndësishme me agjentë të DEA, prokurorë të FBI dhe zyrtarë të DASH. Gazeta e ka deklaruar se amerikanë kanë prova dhe dosje me prova për një grup politikanësh të korruptuar, një pjesë e së cilës u është vë në dispozicion SPAK-ut dhe BKH-së, ndërsa pjesa tjetër pritet t’u vihet në dispozicion zoti Kraja dhe zonjës Veizaj. Kështu që pas vizitës në SHBA, pritet të kalojë në një stad tjetër lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe personave “non grata”, sikundër janë ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar se do t’i çmontojë, duke i vënë para përgjegjësisë penale. Pra,

Detaje nga vizita

SHBA kërkon të marrë fund pandëshkueshmëria dhe sinjalet janë dhënë shumë qartë ditën e djeshme. Kreu i SPAK, Arben Kraja ndodhet në Uashington për një vizitë në Departamentin e Drejtësisë, zyrtarisht për t’i njohur me punën e strukturës që drejton. Në këtë vizitë, Kraja shoqërohet nga drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj dhe nga Prokurori i Posaçëm, Vladimir Mara. Ky i fundit është, pjesë e grupit të prokurorëve të angazhuar në luftën kundër korrupsionit.

Vizita në Uashington do të zgjasë një javë dhe ata do të takohen me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe atij të Drejtësisë. Takime të veçanta do të ketë me zyrtarë të FBI, si dhe zyrtarë të DEA, agjencisë që heton trafikun e drogës. Në njoftimin zyrtar SPAK sqaron së qëllimi vizitës është prezantimi i arritjeve të kësaj strukture gjatë këtyre tre viteve dhe të forcojë bashkëpunimin me FBI-në dhe DEA-n me synimin rritje ne ndjekjes penale ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Gazeta “Sot” e lajmëroi që politika shqiptare do të tronditet, duke nisur që nga vizita  numrit dy të DASH, zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Lisa Johnson, e cila zhvilloi një vizitë “blic” në Tiranë para pak ditësh. Ajo mblodhi si asnjëherë më parë gjithë strukturën e SPAK dhe BKH.

Sinjalet për arrestime të bujshme

Në qendër të vizitës në SHBA, u theksua qartë se fokusi do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe  kjo lëvizje e amerikanëve dhe drejtuesit të SPAK dhe atij të BKH vjen në një kohë që Prokuroria e Posaçme gjatë korrikut ka marrë në pyetje disa zyrtarë të lartë për disa hetime të nisura siç janë koncesionet në shëndetësi, apo për abuzime të dyshuara në tenderë publikë.

Por më kryesorja është situata e Berishës. Arben Kraja është shprehur qartë më parë se në momentin që Ambasada e SHBA do të vërë në dispozicion të tyre të dhënat dhe indiciet për përfshirje të Berishës në korrupsion, ata do të nisin hetimet. Por sa i rrezikuar është Berisha nga SPAK dhe drejtësia? Nëse shohim të gjithë zyrtarët e lartë në vend, Berisha është personi që ka më shumë kallëzime.

Dosjet që rrezikojnë Berishën

Edhe pse ai është shprehur nëpër media se kurrë s’ka pasur akuza ndaj tij për korrupsion, në SPAK momentalisht kemi  dosje që nëse hetohen si duhen, lëkundin pozitat e ish-kryeministrit.

Gjithashtu nuk mund të përjashtohet që amerikanët të dorëzojnë tek SPAK të gjitha informacionet që disponojnë për Berishën për korrupsion dhe minim të demokraci. Ajo që dimë, është se dosja për të cilën kanë nisur hetimet është e marrëveshjes CEZ-DIA. Juristi Romeo Kara ka bërë një padi ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit Meta, duke i akuzuar se i shkaktuan shtetit rreth 39 milionë euro dëme nga pakti CEZ-DIA. Berisha ishte kryeministër në atë kohë dhe Meta zëvendësi i tij. Hetimet kanë nisur dhe po pyeten shumë persona lidhur me këtë dosje. Një tjetër dosje e bujshme është ajo e privatizimit të Kompleksit Partizani. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla paditi ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Sipas padisë, privatizimi i tokës në fjalë është bërë në shkelje të ligjit, ndërkohë që ai që ka përfituar në këtë mes është dhëndri i tij. Malltezi është pronar i disa pallateve aty.  Ndërkohë në Prokurorinë e Tiranës kemi dosjen e “21 Janarit”. Prokuroria ka rihapur hetimet dhe padyshim ish-kryeministri është i rrezikuar në këtë mes. Shumë persona e akuzojnë se ai pengoi hetimet duke izoluar në Kryeministri gardistët.

Gazeta Sot