Jaho Brahaj me lahutarin nga Kelmendi

Nga Jaho Brahaj

Tri lahuta shqiptare te dekoruara me elemente mitike ilire

Së pari; edhe kur instrumenti muzikor behej i papërdorshëm nga dëmtimet e vjetërsisë, ai nuk thyhej, nuk digjej, nuk tretej (flakej), por ruhej me respekt në ndonjë qoshe të shtëpisë, kryesisht në tavanet e banesës fshatare. Për mbajtjen e lahutës kishte rregulla; Ajo varej lart në një kunj, nuk lejohej “t’i lëshohej gja për fytyrë”, pra nuk lejohej që në atë kunj të vareshin objekte ose veshje të tjera përveç saj. Kjo tregon se, sipas mentalitetit, zakon tradicional, asaj i ruhej edhe pamja e saj, që në çdo rast të shfaqej në mjedisin e banimit si ogur i mirë e mbrojtëse nga e keqja, sipas konceptit pagan nga kohët e mugëta të besimeve kultike e miteve. Pra, ajo ishte si njëlloj ikone brenda ambientit të banimit të familjes fshatare shqiptare, ishte një shëmbëlltyrë reale materiale e qenieve mitike mbrojtëse të etnisë tonë. Duke i vlerësuar këto tabu, që lidheshin me këtë instrument me vlera arti, duhet të kuptojmë edhe më shumë rëndësinë që ka gjurmimi dhe vlerësimi i tematikës dhe figurave që janë gdhendur në kokat e këtij instrumenti të lashtë, si pjesë e artit të lashtë kultik të paraardhësve tonë.

Figurat mitike të lahutës shqiptare

Nga gjurmimi i kryer dhe fotografimi i shumë prej këtyre instrumenteve të vjetër, që ruhen kryesisht ne dorën e rapsodëve dhe të koleksionistëve, pamja është me shumë interes dhe befasuese. Gdhendja me e zakonshme që kanë lahutat, është koka e dhisë. Është pranuar nga studiuesi, që kjo vjen nga shenjtërimi i dhive të egra briarta, që mbajnë e ruajnë fuqinë e Zanave të mitologjisë iliro-shqiptare, ndoshta pasuese të dhisë Amalte, që ushqente perënditë. Duhet të vëmë në dukje se kryet (koka) e dhisë është e pranishme në lahutat edhe të popujve të Malit të Zi, Bosnjes dhe Kroacisë, kurse figurat e tjera që po paraqesim këtu, nuk i gjejmë në këtë instrument tek popujt e tjerë të sipërpërmendur, prandaj kanë vlerë si tipologji të ardhura dhe ruajtura nga trashëgimia shqiptare këtu në krijime të artit të kulturës materiale, ashti si dhe në vargjet e Ciklit Shqiptar të Kreshnikëve të ruajtura në mentalitetin dhe besimin e qenieve mitike e kultike në mijëravjeçarë nga etnia shqiptare.

Së pari; edhe kur instrumenti muzikor behej i papërdorshëm nga dëmtimet e vjetërsisë, ai nuk thyhej, nuk digjej, nuk tretej (flakej), por ruhej me respekt në ndonjë qoshe të shtëpisë, kryesisht në tavanet e banesës fshatare. Për mbajtjen e lahutës kishte rregulla; Ajo varej lart në një kunj, nuk lejohej “t’i lëshohej gja për fytyrë”, pra nuk lejohej që në atë kunj të vareshin objekte ose veshje të tjera përveç saj. Kjo tregon se, sipas mentalitetit, zakon tradicional, asaj i ruhej edhe pamja e saj, që në çdo rast të shfaqej në mjedisin e banimit si ogur i mirë e mbrojtëse nga e keqja, sipas konceptit pagan nga kohët e mugëta të besimeve kultike e miteve. Pra, ajo ishte si njëlloj ikone brenda ambientit të banimit të familjes fshatare shqiptare, ishte një shëmbëlltyrë reale materiale e qenieve mitike mbrojtëse të etnisë tonë. Duke i vlerësuar këto tabu, që lidheshin me këtë instrument me vlera arti, duhet të kuptojmë edhe më shumë rëndësinë që ka gjurmimi dhe vlerësimi i tematikës dhe figurave që janë gdhendur në kokat e këtij instrumenti të lashtë, si pjesë e artit të lashtë kultik të paraardhësve tonë.

“Te kryet trimit ora po rrinë/

Gja e vogël Ora që po ishte/

Si dy rrfe n’ball dy sy m’i kishte/

Dy herë rresht s’mund ta kqyrje.”

Këtë figurë mitologjike (foto ‘Tre Lahuta”, lahuta nr.3) e hasim të gdhendur në lahutë në skulpturë rrumbullaket me dy sy brenda dy unazave, bebja e syrit është në formë maje shigjete, veshë të theksuar, por të dallueshëm si jonjerëzor, me një qëndrim gati për veprim. Me sa jemi në dijeni ora në këtë lahutë që po paraqesim edhe në foto, ka qenë e shpeshtë në lahutat e bregut të djathtë të Drinit. Në këtë instrument me traditë të lashtë kemi të gdhendur edhe vetë rapsodin si bartës i këtyre mijëra vargjeve të këtij cikli.

Në foton që po paraqesim me këtë subjekt nga një lahute nga malësia e Pukës, vëmë re që tek figura e rapsodit, sytë e tij janë të padritë, të patheksuar si organ i fytyrës, por jo me gropëzim, pra pa theks që mungojnë. Kjo është e lidhur me vetë ceremoninë e të kënduarit, ku rapsodi përqendrohet në botën mitike dhe mistike të këngës me zërin e tij dhe tingullin muzikor të instrumentit. Aty dëgjohet, nuk shikohet. Vlen të përmendet, se është konturuar qartë qeleshja tipike e malësorëve edhe kjo e trashëguar si elementë i veshjes etnike shqiptare nga lashtësia.

Motivet shqiptare ne kokat e lahutave

Gjarpri që e hasim rëndom ne reliev dhe skulpturë në artin ilir e deri në ditët tona, tek lahuta e kemi të ndërlidhur me konturet e trupit gjarpër me kokën antropomorfe (njerëzore). Fotoja këtu paraqet një koke lahute të gdhendur. Në vështrimin vëllimor vëmë re një mjeshtëri gdhendje që ka një koncept dhe nivel të lartë artistike, megjithëse ka dalë nga dora e një amatori. Kjo figurë pasqyron gjarprin shërues që i mjekon plagët Gjergj Elez Alisë dhe Kryekreshnikut Mujo, sipas vetë rapsodive që ruan ku cikël.

Sipas Profesor Zymer Nezirit, këngët e Epikës Legjendare janë monumenti më i madh i poezisë gojore shqiptare dhe ky epos ende bën jetë të gjallë, kryesisht në viset malore në Shqipëri, në Kosovë e në Mal të Zi, ndërkaq për nga forma dhe origjinaliteti, ai është një nga eposet e fundit të gjalla në Evropën Juglindore.

Lahutari Ise MURIQI nga Rugova, Kosovë, ne Akademinë e Shkencave Tirane

Lahuta si pjesë e pandarë e këtij eposi është një instrument muzikor i domosdoshëm për gjallesën e këtij Cikli, por është edhe vepër arti arkaik tradicional popullor që mbart subjekte mitike të panteonit të lashtë iliro-shqiptar. Kjo pasuri artistike skulpturore me tematike mitike e trashëguar nga shekuj e mijëravjeçar, që na ka ardhur me këto objekte muzikore dhe artistike me vjetërsi nga periudha e fundshekullit XIX e me parë, besoj se do vlerësohet dhe studiohet për të zënë vendin e sajë në trashëgiminë kulturore të popullit tonë. Është një temë tjetër ndryshimi i tematikës dhe figurave të gdhendura në shumë nga lahutat e popujve të Ballkanit që nga fillimi i shekullit XX, ndër to edhe nga punuesit shqiptar të lahutave nga mesi i këtij shekulli e në vazhdim.

Gazeta Shqiptarja.com