Sekretari i Përgjithshëm i OSBE: Projekti i Teatrit të ndalet derisa të vendosë Gjykata Kushtetuese. –

25 korrik 2019

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka thënë se projekti i teatrit duhet të ndalet sa kohë që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese që do të mund të gjykonte çështjen.

Në facebook, Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit shkruan se qëndrimi i Greminger vjen si përgjigje pas një kërkese të Aleancës për një takim gjatë vizitës në Tiranë, ndërsa kanë publikuar edhe mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE.

“Z. Greminger ka sqaruar se agjenda e tij e ngjeshur nuk i lejonte një takim tjetër. Gjithsesi, z. Greminger shprehet se qeveria duhet të ndalë të gjitha hapat e saj për aq kohë sa Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale kur kjo çështje mund të gjykohet”, shkruan Aleanca në facebook.

Përgjigjja e Thomas Greminger
Të nderuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
Kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë për Organizatën që unë përfaqësoj. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një axhende të ngushtë, nuk isha në gjendje ti u përgjigjesha pozitivisht. Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.

Gazeta Panorama