Sa shpejt harrojme: – Mjeku Dhimiter Kraja: E kisha për detyrë, njerëzit të tregohen të kujdesshëm

Maj 21 maji  2020

Mjeku Dhimitër Kraja ka treguar pse mori vendimin për të lënë rehatinë si pensionist e të bashkohej me kolegët në frontin e luftës kundër koronavirusit.

Ai ka deklaruar se e kishte për detyrë ta bënte diçka të tillë. Kraja kërkoi nga qytetarët që arritjet e deritanishme në shifra të mos hidhen poshtë vetëm pse nuk tregohen të kujdesshëm.

E ndjeva që e kisha për detyrë të bashkohesha me stafin që po bënin një punë shumë të vështirë, të paparë ndonjëherë. Kam nderin që u jam riatashuar për këtë problem kolegëve të mi. Asnjë person nuk ka ngelur pa marrë ndihmën siç i takonte. Deri tani nuk pati ngjarje të rënda, nuk pati shifra të mëdha, komplikacione të jashtëzakonshme, nuk pati raste që nuk ju dha ndihma. Kjo është një arritje dinjitoze e Shqipërisë, e mjekësisë shqiptare dhe gjithë sistemit antipandemik të Republikës së Shqipërisë. Këto arritje nuk duhet të prishen se filloi të hapeshin, të çliroheshin nga kufizimet, të dalin siç po shikojmë këto ditë që turma njerëzish dalin pa maska, nuk respektohet distancimi social. Kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm.