Ilir Meta

Rritja e çmimit të naftës në vend, reagon presidenti Meta: – Është e papranueshme

9 MARS 2022

Presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzoi e quajti abuzim me justifikim luftën rritjen e shfrenuar të çmimit të karburanteve në vend. Kreu i shtetit tha se kjo është e papranueshme, ndërsa solli në vëmendje se ukrainasit në luftë po e blejnë naftën 1 euro/litër, ndërsa shqiptarët në paqe me 2,2 euro/litër.

Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se: Në Slloveni 1.75 USD/litër, në Kroaci 1.65 USD/litër, në Rumani 1.6 USD/litër, në Serbi 1.57 USD/litër, në Bullgari 1.55 USD/litër”, tha Meta.

“Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë! Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!”.

Gazeta Sot