Centrali bërthamor i Çernobilit nuk furnizohet me energji, rritet rreziku për çlirimin e substancave radioaktive

9 Mars 2022

Gazeta Dita

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës thotë se furnizimet me energji elektrike për ish-termocentralin në Çernobil janë ndërprerë dhe ka paralajmëruar se mund të çlirohet substanca radioaktive, kjo pasi karburanti bërthamor i shpenzuar nuk mund të ftohet.

Përmes një postimi në Telegram, Energoatom ka sqaruar se linja e tensionit të lartë që ushqente centralin u shkëput pasi u dëmtua nga forcat ushtarake ruse.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko i tha BBC-së se Ukraina nuk ka akses në informacionin e monitorimit në stacion dhe për këtë arsye nuk mund të vlerësojë nëse ndonjë lëndë radioaktive po lëshohet.

“Ne duhet ta riparojmë atë sa më shpejt që të mundemi,” tha Galushchenko. Por ai shtoi se ekziston “një sistem i veçantë sigurie në rast të ndërprerjeve të energjisë elektrike”, i cili do të lejojë që centrali të funksionojë për disa ditë duke përdorur gjeneratorë me naftë.