Rikthehet protesta e studentëve ja çfarë po ndodh tek Ministria. kanë ndezur tymuese jashtë ministrisë. –

22 maji 2019

 

\

Një grup studentësh janë mbledhur këtë paradite para Ministrisë së Arsimit, në shenjë protestë, ndërsa shprehen se nuk janë plotësuar kërkesat qe bene ne protestën e dhjetorit.

Të rinjtë kanë ndezur tymuese jashtë ministrisë si dhe siç shihet dhe nga pamjet, kanë thyer edhe xhamin e një prej dritareve të institucionit.

Kete here studentet kane paraqitur 5 kerkesa, duke nisur nga : Rrezimi i ligjit te arsimit te larte; Arsim cilesore per te gjithe te rinjte duke mundesuar mbeshtetje financiare ne te dyja ciklet; Rankim te porgrameve sipas modeleve me te mira bashkehohore; Rritje e peshes se perfaqesimit te ne instiucionet e arsmimit te larte; Autonomi reale e IAL dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare.

Kërkesat e studentëve në dhjetor:

1-Reduktimi 50% i tarifës së masterit
2-Heqja e tarifave plus për provimet e prapambetura
3-Të mbahet kriteri i gjuhës së huaj dhe të jepet si provim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me një tarifë minimale të përballueshme nga studentët.
4-Rankimi i programeve të studimit
5-Të vendoset paga minimale prej 30 mijë lekë/muaj gjatë periudhës së stazhit për studentët e mësuesisë.
6-Reforma e kurrikulave mësimore.
7-Rritja arbitrare e mesatares pa asnjë konsultim publikm me maturantët.
8-Respektimi i parimit të Procesit të Bolonjës për të drejtat që duhet të kenë studentët e programeve 2-vjeçare postsekondare për të transferuar kredite dhe për të vazhduar studime Bachelor.
9-Zbatimi i ligjit të AL për bursa ose tarifa zero për studentët që ndjekin programe në degë prioritare: IT, Gjeologji-Miniera, Inxhinieri mekanike, Energji të rinovueshme, Shkenca bujqësore dhe pyjore, Kimi, Fizikë, Matematike etj.
10-Investime urgjente për kabinete IT dhe laboratorë didaktike në çdo departament për mësimdhënie studentët e Bachelor dhe Masterit.
11-Rritja e peshës së votës studentore në masën 25%.
12-Rritja e përfaqësimit të studentëve në senatin akademik.
13-Anulimi i zgjedhjeve për anëtarin e bordit të administrimit përfaqësues i studentëve në çdo Universitet dhe përcaktimi i një baze ligjore të saktë dhe të qartë mbi kriteret e garës.
14-Rritja e pagave të pedagogëve.