24 janar 2019

Pas një periudhe dy javore në ngujim, studentët kanë paralajmëruar se këtë të enjte do të protestojnë përpara parlamentit.

Mbledhja e studentëve do të nisë para fakultetit në orën 8:30 dhe do të bashkohen të gjithë para parlamentit në orën 10:00.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një numër të madh pjesëmarrësish apo jo pasi prej disa ditësh kemi parë vetëm një grup të rinjsh që protestojnë në godinat e fakulteteve ndërsa pjesa më e madhe është kthyer në auditorë.

Nga ana tjetër gjatë këtyre ditëve në revoltë janë ngritur edhe pedagogët, të cilët janë shprehur se Ligji i Arsimit të Lartë duhet të rrëzohet pasi autonomia e universitetit dhe liritë akademike po vihen në pikëpyetje.