Riatdhesohen 2800 shqiptarë. Ja thirrja e Ministrisë së Brendshme. –

– 25/04/19.

Brenda një dite u riatdhesuan në aeroportin e Rinasit rreth 36 shtetas shqiptarë me avion ‘charter’.

Në total që nga 1 janari 2019 janë riatdhesuar 2800 shqiptarë.

Personat e riatdhesuar janë deportuar kryesisht nga Franca, Holanda dhe Belgjika.

Policia e Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë shtetasve që përpiqen të shkelin kushtet e zonës së lirë Shengen apo që kërkojnë azil, se shanset janë zero, duke qenë se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

 Gazeta Liberale