2 Shtator 2026

Studentët i janë bashkuar qytetarëve që prej 95 ditësh protestojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të pranishëm në protestë, studentët mbanin pankarta me mesazhet “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”.

Në momentin që studentët iu bashkuan protestuesve, nga turma u dëgjuan brohoritjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

Protestat vijojnë prej 95 ditësh, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të tyre në ditët në vijim.