“Dje, protestë me mesazh të qartë”, i riu në protestë: Në 7 shtator të rrethojmë kryeministrinë! Rama ikën vetëm me aeroplan për të mos u kthyer më!

2 Shtator 2026
Këtë të mërkurë mbahet protesta e 95-të para kryeministrisë, me synimin e vetëm largimin e qeverisë Rama
Një i ri u shpreh se protesta e djeshme ishte paralajmërim, ndërsa theksoi se rrethimi i kryeministrisë në 7 shtator do bënte që Rama të largohet nga godina përfundimisht.
“Në ditën e 94, i dolëm përballë Ramës, kokës së krimit dhe i treguam se nuk ikim derisa të ikësh ti. Sot mesa duket është kujdesur të ikë nga zyra para se të vijmë ne. Kështu që të gjithë duhet të jemi gati në çdo moment e ditë që kur ta shohim si kokën e krimit dhe korrupsionit, është detyra qytetare që t’i dalim para dhe t’i tregojmë se nuk kemi frikë.
Dje u detyrua të ikë si mi. Ne do të qëndrojmë derisa ai dhe qeveria e tij të largohet. Dua t’i them Edi Ramës se ajo që ke parë për 95 ditë, ajo që ke parë dje, nuk është asgjë sepse nuk ke parë asgjë akoma. 7 shtator në 100 ditëshin e kësaj rezistence paqësore, i bëj thirrje çdo shqiptari që jo vetëm të bllokojnë hyrjen e kryeministrisë, por ta rrethojnë të gjithën.
Nëse dje i bllokuam hyrjen kur ai u largua si mi duke rrethuar të gjithë kryeministrinë, ai mund të largohet me një helikopter për të mos u kthyer më. Ne e kemi me Edi Ramën si koka e krimit dhe korrupsionit jo me institucionin”, tha ai.
