Protesta kundër Ramës/ “Nuk jeni vetëm”, qytetarët mbërrijnë të Blloku i Sigurisë, jehojnë thirrjet: Lironi çunat, lironi gocat

2 Shtator 2026
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në rrugën Mine Peza, ku ndodhen edhe protestuesit e arrestuar.
Ata janë shprehur në mbështetje të protestuesve të arrestuar, ndërsa bëjnë thirrje për lirimin e tyre,
Gjithashtu qytetarët bëjnë thirrje për arrestimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për korrupsion.
95 ditë në shesh. 95 ditë rezistencë, qëndresë kundër të gjithë klasës së vjetër politike.
Gjatë marshimit kanë vijuar thirrjet: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jepe dorëheqjen”.
