Ylli Rakipi

Reagon ashpër Ylli Rakipi: – Lulzim Basha është kënaqur me një kockë këtë radhë. Nëse e ka bërë këtë nuk është në rregull!

30 KORRIK 2020

F

Gazetari Ylli Rakipi u shpreh se opozita nuk është prerë në besë, pasi sipas tij nuk mund të pritet që Rama të jetë i besës.

“Opozita jashtëparlamentare ka 4 vjet që kryen një proces që bëhet qesharake për vetveten. Aksionet e saj i kanë dhënë mundesi Edi Ramës të bëjë çfarë të dojë. Për shkak të kësaj opozite Rama i ka të gjitha gjërat në dorë.

Opozita nuk është prerë në besë, sepse Edi Rama është i pabesë. Nëse Luli i kërkon besë nuk është në rregull. Lulzim Basha është kënaqur me një kockë këtë radhë, ndërsa marrëveshja u prish dhe u shkatërrua pas 5 qershorit,” tha Rakipi për TvT.

Gazeta Sot