Rama tregon postin që Lulzim Basha do i japë Agron Dukës pas fitores se zgjedhjeve.

18 MARS 2021

Filluan kritikat e qeverise se pas zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra, teksa prezantonte kandidatët e këtij qarku, nuk i kurseu ironitë për kundërshtarët e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama u ka caktuar dhe ‘postet’ në qeveri nëse opozita fiton zgjedhjet.

“Agron Duka ministër Bujqësie, e imagjinoni dot. Thashë që në fillim na u rritën kalamajtë, ndërkohë që disa vazhdojnë sikur ora ka ndalur. Këtu bëhet fjalë kë do zgjedhësh të të bëjë punën. Unë nuk besoj që këta njerëz kur marrin elektricistin, apo marangozin i zgjedhin demokratë ose ndryshe nuk i marrin. Pse shkojnë në zgjedhje si tifozë?”, u shpreh Rama.