Rama shokon: Publikon hartën ku Kosova është e Serbisë (foto)

19, 11.2019

Nga 27.al

Sikur të mos mjaftonte Mini-Shengeni, kryeministri Edi Rama ka shkaktuar një tjetër “tërmet” në Kosovë.

Gazeta më e madhe në Kosovë, “Express” shkruan se Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka publikuar një hartë, në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.

Shkrimi i gazetës Express“:

Duke iu uruar mirëmëngjesi ndjekësve të tij në facebook me një fytyrë të zgërdhirë, Rama ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë disa orë më parë. Por, ajo që shqetëson, siç mund ta vini re, është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë.