Rama pranon gabimin me faturën, por ‘hakmerret’ me gazetarët që investiguan

16 Mars 2022

Rama ka dëshira e tij e zellshme për propaganda.

Kujtojmë se Rama nga gënjyer disa herë haptazi përmes Facebook-ut të tij, duke nxjerrë pamje dhune nga Algjeria, që i shiste si nga Spanja në pandemi, apo pamjet 3D të portit të Durrësit e hekurudhës Tiranë-Durrës si projekte, ndërsa rezultuan se ishin të vjedhura nga vendet e Lindjes së Mesme.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se fatura që publikoi për energjinë elektrike në Itali ishte edhe për gazin, çka e bënte shumën të lartë. Por pavarësisht kësaj ai nuk harron të sulmojë gazetarët që investiguan më tej. Nga ana tjetër ai u ka kthyer përgjigje edhe protestuesve duke theksuar se nuk do të ketë asnjë ndryshim taksash.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi në facebookun e tij faturën e një shqiptari në Firenze për të krahasuar çmimin e lartë të energjisë në Itali me atë të vendit tonë.

Por për shkak se mediet ja hodhën poshtë këtë pretendim të tij, me argumentin se çmimi i vendosur ishte edhe për gazin, kreu i qeverisë i ndodhur në një situatë jo të favorshme, pranoi versionin e bërë publike nga mediet.

Mashtrimi i ulët i Edi Ramës, shet faturën 2-mujore të gazit në Itali për faturë energjie elektrike

Por inatin nga mashtrimin i qytetarit dixhital, Rama ja nxori gazetarëve.

Arsyeja e vetme, që investiguan më tej, duke e mos e lënë lajmin vetëm në fjalët e kryeministrit.

“Janë ca burime mediatike gjobë-vënëse, por mua nuk ka shans të më vërë njeri gjobë. Edhe më shkruan ai i shkreti prapë sot në mëngjes, çfarë janë këta thoshte. Po në atë faturë totale unë kam edhe energjinë kam edhe gazin”, tha Rama.

Edhe njëherë, jo nga Tirana, por nga Durrësi, Edi Rama ja ka bërë të qartë çdo protestuesi se nuk do të ketë asnjë ndryshim taksash.

“Asnjë taksë nafte nuk do preket, jo 100 veta siç ishin mbrëmë, po 100 mijë të vijnë atje”, tha Rama.

Për të politizuar protestat e zhvilluar poshtë dritares së zyrës së tij, Rama me çdo kusht kërkon të përfshijë ish kryeministrin Sali Berisha.

“I shtynë për të shtunën se duhet të angazhohen prapë Foltoret dhe Fallxhoret që të sjellin njerëz me atë mënyrën e tyre të kapjes së kush është më i verbri”, përfundoi kryeministri.