Rama e Mprehu shpaten …

Rama në Elbasan: “Edi Rama e mprehu shpatën dhe njëherë për situatën. Kjo është shpata që pret koka, krejt e zezë se mbështet bota. Edi Rama t’u shkurtoftë jeta s’la ngujime as protesta. Këto protesta ti si prite, si kish parë vendi gjithë këto vite.”

Kryeministri Edi Rama do të shkojë ditën e sotme për inspektime në qytetin e Elbasanit. Rama ka planifikuar që të inspektojë ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, do të inspektojë në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtuesin e ri dhe të sapoemëruar.

22 Janar,

ELBASAN- Një grup i vogël studentësh të ngujuar brenda Universitetit “Aleksandër Xhuvani” i kanë dedikuar një këngë kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama e mprehu shpatën dhe njëherë për situatën. Kjo është shpata që pret koka, krejt e zezë se mbështet bota. Edi Rama t’u shkurtoftë jeta s’la ngujime as protesta. Këto protesta ti si prite, si kish parë vendi gjithë këto vite.”

Nga ana e tij, kryeministri Rama do të shkojë ditën e sotme për inspektime në qytetin e Elbasanit. Rama ka planifikuar që të inspektojë ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, inspektime në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtuesin e ri dhe të sapoemëruar.

Prej datës 7 janar grupe studentësh vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar brenda fakulteteve të Ekonomisë, Mjekësisë, Drejtësisë, Shkencave sociale dhe Inxhinierisë së Ndërtimit që prej disa ditësh, ndërsa pjesa tjetër kanë vazhduar procedurat për dokumentacionet e nevojshme që të përfitojnë nga uljet e tarifave dhe bursat.  Ata kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen, derisa të plotësohen kërkesat e tyre, edhe pse një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se nëpër sekretariatet e fakulteteve do të ketë dy përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave që do të sqarojnë për pagesën e tarifave  të studentëve.  Ndërkohë që para pak ditësh u bë publike edhe ‘Pakti për Universitetin’ që reflekton zgjedhjet që ka bërë qeveria pas kërkesave  të studentëve.

Rama e Mprehu shpaten …