Edi Rama

2 Shkurt 2026
Nga: Gazeta Sot
Në tre palë zgjedhje ka bërë reklamë me nudizmin e tij duke e shndërruar veten në viktimë të abuzivizmit mediatiko-politik, por dhe si një metodë për ta përdorur si mjet për të fituar votat e atyre që lakuriqësinë e shikojnë si trend modernizm

Kush e rrahu Edi Ramën. Ditën e djeshme Edi Rama riktheu sërish në skenë dhunën ndaj tij. Në një Podcast me të ftuarit e tij Edi Rama riktheu historinë e rrahjes së tij nga njerëz që nuk i deklaron se kush ishin dhe nuk ka tentuar ndonjëherë ti zbulojë. Fakti i rrahjes së tij ka ngelur një errësirë totale dhe çudia e rikthimit të kësaj historie, vjen për të krijuar një ndjenjë keqardhje për një njeri që është në hall të madh. Edi Rama është njeriu më abuzues për të përdorur indicie nga jeta e tij, në shërbim të qëllimeve që ai ka. Në tre palë zgjedhje ka bërë reklamë me nudizmin e tij duke e shndërruar veten në viktimë të abuzivizmit mediatiko-politik, por dhe si një metodë për ta përdorur si mjet për të fituar votat e atyre që lakuriqësinë e shikojnë si trend modernizmi. Rikthimi në skenë i rrahjes është një rast tipik I gjendjes së dëshpëruar që ndodhet ky njeri. Situata etij është një nga më të vështirat që mund të ketë pasur nga viti 1998 që nisi si kryebashkiak i Tiranës deri më sot, në vitin e 14 të qeverisjes. Dosjet kapicë dhe përgjimet që e lidhin me malavitën dhe korrupsionin.duket se janë kthyer ankth për Palloshin e Belës.

Rikthimi i kësaj ngjarje për ta paraqitur veten viktimë transmenton frikë, pasiguri dhe mosbesim për atë që mund ti ndodhë në të ardhmen. Një demarsh i stërholluar për të fituar mëshirën e njerëzve, por dhe të atyre që do të kenë fatin e tij në të ardhmen.

Viktimizim apo rikthim në të shkuarën?

Në një Podcast të relizuar prej tij , ndërsa fliste me të ftuarit  për operacionet plastike, kreu i qeverisë tha se edhe hunda e tij kishte një problem, por që i ishte berë nga dora e njeriut dhe jo nga natyra. Ai tha se:  “ca skulptorë të hurit dhe të litarit ma morën hundën në dorë dhe ma kanë bërë copash”.

“Unë e kam një problem, por e kam nga dora e njeriut, jo nga natyra. Ma kanë marrë hundën në dorë ca skulptorë nga ata të hurit dhe të litarit dhe ma kanë bërë copash. Në pjesën këtej ka një devijacion. Mua ma morën në dorë skulptorët dhe skulptorë me leva hekuri dhe gyp gyp e kam dhe këtu prapa në kokë dhe buzë. Këto janë patina e kohës, janë skulpturat, edhe kur thyhet ndonjë hundë apo dorë nga koha nuk është mirë që tua zëvendësosh dhe të bësh medemek  sikur janë të reja. Kështu mendoj unë”, tregoi Rama, që siç thotë ka edhe probleme me frymëmarrjen.

Rrahja e Edi Ramës, krim pasioni!!!?

I pyetur para shumë kohësh për rrahjen e Edi Ramës, ka reaguar edhe Sali Berisha që thotë se rrahja e kryeministrit është një krim pasioni.

“Viktimizimi i Edi Ramës dhe glorifikimi i krimit te pasionit!

Te dashur miq, mediat e shkruara dhe disa portale, me keqdashje rikthyen sot pas 19 vitesh ne faqet e tyre, aktin e goditjes me grushta por dhe objekte te forta te Edi Ramës, duke u përpjekur ti japin edhe sot prapavijë politike. Lidhur me këto shkrime informoj me përgjegjësi te plotë publikun, se në detyrën e Presidentit te Republikës asokohe, e dënova me ashpërsinë më të madhe aktin dhe kërkova ndërhyrjen e menjëhershme të gjitha organeve te zbatimit te ligjit per hetimin, gjetjen dhe ndëshkimin sipas ligjit te autorit qe kreu krimin. Por te gjitha përpjekjet e mia dështuan për shkak te refuzimit kategorik te Edi Ramës për te bashkëpunuar me organet kompetente për identifikimin dhe ndëshkimin ligjor te agresorit. Pavarësisht nga ky qëndrim bllokues te zotit Rama, hetimet dhe te dhënat operative faktuan:

– Akti agresiv, krimi i goditjes te zotit Rama ishte thjesht krim pasioni, pa asnjë prapavije politike, por lidhej me motive nderpartneriale.

– Ne momentin e goditjes ne mëngjes, nga agresori, z. Rama nuk ishte vetëm ne dhome por me një person tjetër te gjinisë mashkullore.

-Agresorin e panë me sytë e tyre si zoti Rama ashtu dhe personi tjetër qe gjendej ne apartament me z. Rama por asnjeri prej tyre nuk pranoi te thonë emrin e tij apo te paraqesin padi ndaj tij ne prokurori apo gjykate. Cdo pretendim tjetër sot, pas 19 viteve për incidentin, është nje mashtrim i paskrupullt qe ka si qellim politizimin e nje akti mirëfilltës krim pasioni dhe viktimizimin e Edi Rames!”, shkruan Berisha

Kronologjia e ngjarjes

Rama, i cili sapo ishte kthyer në Tiranë pas një specializimi në Francë ishte duke shkuar në shtëpi për të vizituar prindërit, dy persona e ndoqën në një rrugë të errët dhe e rrahën rëndë.  “Trembëdhjetë gjuajtje”, u tha miqve, kur doktorët i hoqën tubat e ushqimit dhe të frymëmarrjes. Pas rrahjes Rama vendosi të largohet, jo vetëm se ndjehej i kërcënuar, por edhe për të provuar fatin e artistit në migrim. U vendos në zemër të Parisit ku nisi një jetë të re. Që atëherë arsyet për këtë rrahje akoma diskutohen edhe sot: Disa thonë se u rrah se po shkruante një shkrim kundër Berishës, të tjerë se e rrahën për një femër.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Edi Rama dhe sot që është kryeministër i Shqipërisë nuk është interesuar për zbardhjen e asaj ngjarje dhe për nxjerrjen para ligjit të operativëve të SHIK-ut që e bën për spital. Dëshmitarët dhe kolegët që punuan me Ramën atë kohë janë shumë, ama duket se vetë kryeministri e ka lënë pas atë ngjarje, që kur iku menjëherë në Paris, të cilën po e kthen sërisht nëpërmjet episodit të hundës.