Rama lë një rrugë të hapur për të ikur. –

17/05/19.

Kryeministri Edi Rama dje në Opinion tha se kishte vetëm një moment kur ai mendonte se mund të largohej nga posti që mban.

Rama tha se vetëm nëse mendonte se nuk do të krijohej një precedent i rrezikshëm mund të largohej.

“Nëse unë për 1 sekondë do mendoja që po iki dhe këtu do normalizohet gjithçka dhe këta do sillen normalisht nesër, unë do kisha ikur. Nëse unë do mendoja që këtu do mbarojë kjo marrëzi, Saliu të nesërmen do mendojë që ky vend nuk është i tij dhe ta djegë sa herë nuk ka pushtet, unë do kisha ikur. Nuk është çështje pushtet, por çështje sistemi”, – tha Rama dje në Opinion.

 Gazeta Liberale