Rama ‘kërcënon’ nga Lezha: Nëse PD vjen në pushtet, mos t’ju shkojë në mendje që rindërtimi e vaksinimi vazhdon

30 MARS 2021, 18:22

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dyshim vazhdimin e procesit të rindërtimit dhe vaksinimit nëse PD rikthehet në pushtet.

Edhe sikur larg qoftë të ndodhë ajo që s’ka për të ndodhur, të vijnë në qeveri ata që sot cdo ditë krijojnë vatra infektimi se janë njerëz që nuk kanë vizion, nuk e kanë patur kurrë.

 

U ka ngelur ajo kënga e ‘liberalizimit të vizave, futëm Shqipërinë në NATO’. Në fakt ishte rezultat i një procesi shumëvjeçar, këta bënë një pjesë të punës. E vetmja vepër, rrugën e Kombit e lanë rrugëve.

As mos t’ju shkojë në mendje që rindërtimi vazhdon kështu nëse ata kthehen në detyrë, as mos tju shkojë në mendje që vaksinat do vijnë kështu sic do vijnë”, u shpreh Rama nga Lezha.

POLITIKO.Al