Rama është një Lukashenko i dytë. – Njëlloj si Ramiz Alia na akuzojnë si agjentë të huaj

14 Korrik 2026
Në nisjes së protestës së 45-të njëri prej aktivistëve u shpreh se protesta i ka treguar Europës se Rama është një Lukashenko i dytë dhe jo një lider novator siç e paraqet veten.
Ai shtoi se qeveria po sillet njëlloj si ajo e Ramiz Alisë gjatë protestave të studentëve në fillim të ’90.
Protestuesi: Arritjet e kësaj proteste, për 45 ditë janë të jashtëzakonshme. Të paimagjinueshme deri në ditën që kjo protestë nisi.
Kjo protestë ka denoncuar fuqishëm korrupsioni ne kësaj qeverie. Dalja masive e rinisë e ka mplakur këtë qeveri të korruptuar si kurrë më parë. Për 45 ditë qëndresë paqësore kemi arritur t’ja çjerrim maskën këtij kryeministër që kudo që shkonte paraqitej dhe propagandonte veten si lider novator. Por për 45 ditë i treguam Europës dhe jo vetëm se ky nuk është lider novator, por Edi Rama thjesht është një Lukashenko i dytë. Justifikohet se e mban pushtetin me votat e popullit. Sistemi autokratik ku pakica përfiton në kurriz të shumicës. Kjo e ka nxjerrë popullin në shesh.
Kjo rini kaq kreative për 45 ditë ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të këtij pushteti. Njësoj si Ramiz Alia po abuzojnë se pas qytetarëve të lirë dhe të ndershëm qëndrojnë forca të errëta. Faleminderit gazetarëve që na sollën në vëmendje deklaratat e Ramiz Alisë se nuk ka asnjë dallim ai sistem para 90, që përpiqen të na delegjitimojnë me akuza të pavërteta. Në pamundësi, kryeministri bashkë me qeverinë kanë vendosur të na përgjigjen me arrogancë ndërsa ne përgjigjemi me rezistencë derisa ata të largohen.
