25 KORRIK 2022,

Dita e sotme nisi me zhvillime në politikë, teksa kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e zëvendës kryeministrit Arben Ahemtaj, dhe zëvendësimin e tij me Belinda Ballukun.

Për këtë zhvillim duket se ka reaguar dhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka qenë dhe paraardhës i Ahmetajt në këtë post. Ai ka postuar një foto të lindjes së diellit, mbi të cilën shkruan se “bota rrotullohet”, duke lënë kështu një mesazh të fshehur për kolegun e tij.

‘Rreth e rreth përqark, globi rrotullohet, ditë më ditë rrotullohet’- shkruan Braçe.

Gazeta Shqip