Ervin Karamuço

“Qytetarët ende nuk e dinë”. Eksperti i kriminalistikës lëshon ALARMIN: – Mos kryeni transaksione, sepse…

18 PRILL 2022

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur alarmin sa i përket kartëmonedhave të huaja të falsifikuara të cilat kanë një ngjashmëri tepër të lartë me ato origjinale.

Në shkrimin e tij, Karamuço bën me dije se rreziku i lartë i falsifikimit ishte në kartëmonedhat e vlerave 50 dhe 100 USD (dollarë) si dhe ato 20 paund britanike . Ndër të tjera, eksperti këshillon që të mos kryehen transaksione të tjera përveçse atyre në makineritë përkatëse të numrimit të kartëmonedhave.

“Pikat valutore janë njoftuar të premten nga banka e Shqipërisë për një situatë alarmante të kartëmonedhave të falsifikuara. Ndërkohë që qytetarët nuk janë njoftuar ende, 50 dhe 100 USD dhe 20 (plastike) e Paundit Britanik po mbajnë rekordin kriminal për ngjashmëri me orgigjinalin. Ju lutem mos kryeni transaksione jashtë makinerive të përditësuara të numërimit të kartëmonedhave”– shkruan Ervin Karamuço.

Gazta Sot