Pamje nga Kreta

Zbardhet çfarë kanë paralajmëruar sizmologët. – Tërmeti i fuqishëm goditi sot Greqinë.

18 PRILL 2022

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter ka goditur sot ishullin e Kretës në Greqi. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti Heraklion, i cili edhe më parë është tronditur nga lëkundjet e tokës.

Mediat greke raportojnë vetëm për dëme të vogla materiale, edhe pse një numër i madh qytetarësh kanë dalë të alarmuar në rrugë.

Zona goditet shpesh nga tërmetet pasi ndodhet pranë një pllake tektonike.

Më herët, sizmilogët grekë kanë paralajmëruar për një tërmet të fuqishëm që mund të godasë zonën duke parë rritjen e intensitetit të lëkundjeve gjatë muajve të fundit.