Quhet “Ëndrra”, u ndërtua në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, bombat  shkatërrojnë avionin më të madh në botë

27 Shkurt 2022

Avioni më i madh në botë, Antonov An-225M është shkatërruar. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.

Avioni u projektua dhe u ndërtua gjatë viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik.

Ai u ndërtua për të transportuar anije kozmike, por në vitet e fundit rrallë është ngjitur në qiell.

Tashmë u shkatërrua gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel pranë Kievit.

Gazeta Dita