Christopher Tushaj

Pukjani me nënë amerikane, vjen në Shqipëri për të kërkuar rrënjët

04/01/2020

Origjina e Christopher Tushaj është nga veriu i Shqipërisë saktësisht nga Bugjoni, Puke dhe ka tre vite që jeton në Shqipëri për të zbuluar rrënjët e tij. Ai ka filluar të studiojë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ka krijuar lidhje me shumë specialistë, antropologë, etnografë dhe po ndjek studime në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Filologjisë dhe Historisë për të kuptuar më shumë se çfarë do të thotë të jesh shqiptar. Në emisionin “Alien” ai takohet me një studiues të kulturës dhe traditave shqiptare Jaho Brahaj, i cili ka shpjeguar me detaje si festohet festa e “Shën Nikollës” dhe Krishtlindjet në veri të Shqipërisë. Christopher ka vizituar gjithashtu vende të veçanta të Tiranës ku gjithësecili prej nesh duhet t’i vizitojë.

Christopher Tushaj

Gazeta Koha e Jone