17 Shkurt 2023

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen McGonigal.

I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i shtetit u shpreh se opozita nuk ka asnjë të drejtë që të përdorë Kuvendin për ta kthyernë hapësirë manipulimi dhe propagandë pa asnjë baza.

“Jo i pafajshëm, po s’kam lidhje fare.

Nuk keni arritur në pikën që unë të pretendoj që ju merreni me trafik droge dhe unë dua t’ju hetoj.

Nuk jemi në këtë pikë. Kjo ndodhte në kohën e diktaturës. Që ngrihej akuza dhe pastaj mblidheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur sepse ky është një abuzim ekstrem me gjithçka, me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale.

Të marrësh zvarrë njerëzit duke tundur atë dhe duke u thënë që këtu ka një skandal të madh…Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam djali jo i Kristaq Ramës, por i Satanait, por nuk kanë asnjë shans që të përdorin Parlamentin për ta kthyer atë hapës.

Gazeta Shqiptare