Protestuesit ripërsërisin kërkesat kryesore në protestën e 83-të: – Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës te qeveria teknike.

Protesta 22 Gusht
22 Gusht 2026
Në protestën e 83 kundër kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë rilistuar edhe njëherë kërkesat e tyre.
Ata shprehen se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është një këkesë e panegociueshme.1-Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.
-Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.-Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:
– ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
-ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
– kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.
Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:
-Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.
– Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.
-Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.
– Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
– Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.
