Protesta, 20 Gusht 2026

20 Gusht 2026

Protestuesit sonte në orën 21.35 nisin marshimin në bulevard:

Rama jep dorëheqje!

Pjesmarrja gjtë ktyre ditve ësht rritur, nga entusiazmi dhe perkrahja që i dhanë pjesmarrja nga diaspora,  ku të shumtë isjin në shesh edhe gjatë protestës se ditës së sotme

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar më tej nëpër akset dhe rrugët kryesore të kryeqytetit.

Turma e qytetarëve po përshkon rrugët kryesore të Tiranës mes parullave dhe thirrjeve të fuqishme drejtuar pushtetit.

Mes koreve të ndryshme, mbizotërojnë thirrjet “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!”, me protestuesit që konfirmojnë vendosmërinë e tyre për të çuar përpara kërkesat e lëvizjes popullore.