Protestuesit nisin marshimin në bulevard: – Rama jep dorëheqje!

Protesta, 20 Gusht 2026
20 Gusht 2026
Protestuesit në orë 21 e 30 minuta nisin marshimin në bulevard:
– Rama jep dorëheqje!
Pjesmarrje e shtuar. Entusiazmi dhe perkrahja e Diasporës e ka gjallëruar dhe ka shtuar numrin e pjemarrësve. Edhe sonte pjesmarja nga diaspora ndjehej.
Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar më tej nëpër akset dhe rrugët kryesore të kryeqytetit.Turma e qytetarëve po përshkon rrugët kryesore të Tiranës mes parullave dhe thirrjeve të fuqishme drejtuar pushtetit.
Mes koreve të ndryshme, mbizotërojnë thirrjet “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!”, me protestuesit që konfirmojnë vendosmërinë e tyre për të çuar përpara kërkesat e lëvizjes popullore.
