Protestë në Shkodër për vizitën e Ramës, qytetarët përplasen me Policinë. –

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, protestuesit janë mbledhur Ura e Bahçallekut për të mos lejuar kalimin e numrit një të qeverisë.

26 Prill, 2019

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama sot ndodhet për një vizitë në Shkodër, ku do të ketë një axhendë të ngjeshur me disa takime. Qytetarët shkodran të mbeshtetur nga PD e Shkodrës, i kanë bllokuar rrugën Ramës duke e pritur dhe me protesta.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, protestuesit janë mbledhur Ura e Bahçallekut për të mos lejuar kalimin e numrit një të qeverisë. Protestuesit ndodhen edhe tek ura e Spatharit në Vau Dejës duke bllokuar të dy anët që lidhen me Shkodrën.