11 Tetor 2022

E ndërsa çmimi i naftës ka arritur në 245 lekë/litër, banorët e Elbasanit janë mbledhur në Sheshin “Gensher” për të protestuar.

Pas thirrjes së PD-se për protestë për rritjen e çmimeve të hidrokarbureve, qytetarët janë grumbulluar që prej orës 11. Disa prej tyre, kanë fikur automjetet në rrethrrotullimin e 1 majit.

Bulevardi është bllokuar dhe po krijohet vështirësi në qarkullim për shkak të kësaj proteste.

Protestës i janë bashkuar edhe pensionistët, duke u shprehur se kërkojnë mirëqenie nga qeveria.

Xh.Xh. /dritare.net.