Protesta: – Tensione edhe në Durrës, ja çfarë po ndodh

11 DHJETOR 2020

Në qytetin e Durrësit protestuesit janë mbledhur në qendër të qytetit dhe i kanë vënë flakën dekorimeve të bashkisë për festat e fundvitit.

Mijëra të rinj u mblodhën këtë mbrëmje në qytetin bregdetar për të protestuar kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Protestuesit kaluan më herët dhe në godinën e policisë, ku lëshuan disa fishekzjarrë ndaj saj.

Deri në këto momente disa persona janë shoqëruar.

Gazeta Sot