protesta 19 mars Foto ATSH.

Protesta/ Qytetarët marrin batanije me vete, pritet ta kalojnë natën para Kryeministrisë

19 MARS 2022

Disa qytetarë kanë marrë batanije me vete, pasi pritet që ta kalojnë natën para Kryeministrisë në shenjë proteste për rritjen e çmimeve. Ndërkohë policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, ndonëse qytetarët u shprehën se kishin paralajmëruar qëndresë 24-orëshe.

Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pati tensione mes efektivëve të policisë dhe protestuesve pasditen e sotme.

Pas më shumë se gjashtë orësh protestë, forcat e Rendit kanë zbritur në shesh dhe kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit, por kanë hasur në rezistencën e tyre.

Gazeta Shqip