Pas 10 orësh mbyllet protesta para kryeministrisë, qytetarët paralajmërojnë të rikthehen nesër

19 Mars 2022, 21:19

Ishte paralajmëruar që protestat do të zgjaste 24 orë por pas një ndërhyrje të policisë rreth orës 18:00, e cila i zhvendosi protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” te trotuari përballë kryeministrisë qytetarët pas diskutimeve me njëri-tjetrin kanë vendosur ta mbyllin protestën ditën e sotme, informon gazetari i Ora News, Isa Myzyraj.

Të mbështjellë me batanije dhe të ulur në trotuar, Ora News me protestuesit: Dy kordone policore ruajnë kryeministrinë

Qytetarët kanë vendosur të rikthehen sërish ditën e nesërme në shesh për të protestuar për kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Protestat nisi në orën 11:00 të ditës së sotme, 19 mars ndërsa qytetarët në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të zbutur krizën.

Nga OraNews