22 Dhjetor 2025

Lefter Maliqi bëri thirrje që qytetarët t’I bashkohen protestës së opozitës këtë të hënë në orën 18:00. Gjatë një intervistë në “Neës24”, Maliqi tha se është shumë e rëndësishme që protesta të vazhdojë pa ndërprerje, duhet të jetë e bashkuar sepse nuk ka zgjidhje tjetër. AI theksoi se Tirana është aktualisht e sunduar nga krimi dhe kjo është koha e duhur për të rrëzuar regjimin.

“Mendoj që duhet të ketë pjesëmarrje masive. kjo është vendimtare për opozitën nëse nuk ka pjesëmarrje masive do të jetë vendimmarrje për protesta pa ndërprerje. PD dhe opozita e bashkuar nuk ka rrugë tjetër, ose do qëndrojë deri në fund për krijimin e qeverisë teknike. Këtu këta oligarkë e banditë emërojnë deputetë…edhe në përgjime Ergys Agaçi shprehej se do ti bëj këtë Gjiknurit…këta marrin peng, marrin tenderat e pastrimit. Rama është i kapur peng nga krimi.

Rama edhe të dojë të japë dorëheqjen nuk ikën se nuk e lënë këta sepse të gjitha pasuritë e shqiptarëve janë vjedhur. Tani që është future Amerikan në mes I ka ngelur sharra në gozhdë. PL, pjesa më e madhe niset sot nga selia.

PD ka organizimin më të madh. Sigurisht që unë duhet të them që përbërjen më të madhe e bën Tirana. Në momentin që ngrihet Tirana, bie çdo qeveri çdo shtet dhe besoj që Tirana ta ketë kuptuar sepse sot është sunduar nga krimi. Brenda muajit shkurt duhet të kemi qeveri teknike, pa kryeministrin Rama dhe me dorëheqjen e Ballukut”, tha ai.

Ad