31 Mars 2026

Atmosfera e një nate historike ka nisur të ndihet që në orët e para të ditës, teksa dhjetëra tifozë nga Shqipëria janë nisur drejt Prishtinës për të mbështetur Kosovën në sfidën vendimtare ndaj Turqisë.

Ndeshja, e cila mund të vulosë një kapitull historik për “Dardanët” në rrugën drejt Kampionatit Botëror, do të zhvillohet në orën 20:45 në Stadiumi Fadil Vokrri.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë kolona të gjata automjetesh të zbukuruara me flamuj shqiptarë, duke udhëtuar drejt Kosovës.

Entuziazmi dhe përkushtimi i tifozëve dëshmojnë për rëndësinë e kësaj përballjeje, që tejkalon kufijtë sportivë dhe merr përmasa kombëtare.

Mbështetja e zjarrtë nga tribunat pritet të jetë një faktor shtesë për përfaqësuesen e Kosovës, e cila synon të shkruajë historinë dhe të sigurojë një vend në arenën më të madhe të futbollit botëror.