Prifti në SHBA shpërndan ujin e bekuar me pistoletë plastike

18 maji 2020

Një ide e veçantë që ka bërë xhiron e botës ajo e një prifti amerikan në Ditroit, i cili ka vendosur të bekojë nga larg besimtarët me anë të një pistoletë lodër me ujë, shkruan Daily Mail.

Fotografitë e tij e kanë kthyer në priftin më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fakt në respektim të distancës së sigurisë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, prifti përdor një pistoletë lodër uji për të hedhur ujin e bekuar drejt besimtarëve që ndodhen në automjetet e tyre.

I pajisur me maskë dhe doreza, pavarësisht numrit shqetësues të rasteve më Covid-19 në territorin amerikan, prifi nuk ka hequr dorë në asnjë moment nga detyra e tij.

Në Ditroit, prej 30 vitesh ai nuk donte që besimtarëve t’u mungonte bekimi.

Dhe kështu ideja e lindur fillimisht për të zbavitur fëmijët e kishës, pasi u miratua dhe nga një mjek, u përhap dhe tek besimtarët e rritur.

Në fakt mjeku tha se përvecçe një veprim i sigurtë ishte dhe zbavitës.

Vetë  mjeku ishte i pari së bashku me djalin e tij që vrapoi të merrte bekimin jashtë kishës.

Gazeta Dita