Presidenti shqiptar Ilir Meta viziton ne Tuz Muzeun MALESIA te Prof. Shtjefen Ivezaj.-

– 22 Janar, 2019

Presidenti Meta vazhdon vizitën e suksesshme në Mal të Zit. Pasi u prit me nderime shtetrore nga Presidenti i Malit të Zi, kryetari i parlamentit dhe kryeministri malazez sot ai viziton Tuzin, zonë dhe tokë shqiptare në shtetin malazez.

Presidenti shqiptar Ilir Meta viziton ne Tuz Muzeun MALESIA te Prof. Shtjefen Ivezaj.-

Pas vizitës ai ka shkruar në Facebook:

“Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Mirënjohje e pakufijshme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë”.