Presidenti Meta: – Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve

15/04/2021

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar për gjyqin e humbur në arbitrazh nga Shqipëria me biznesmenin italian Francesko Bechetti. Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se qeveria ka kryer një shpërdorim kriminal të parave të qytetarëve shqiptarë.

“Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve. Është një grabitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB (27%) të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane. Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi. Prandaj 25 Prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë, shpërdoruesit e parave të shqiptarëve”,– shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij në Facebook.

Gazeta K. e Jone