– 31.07.2022

Pak orë para hyrjes në fuqi të vendimeve të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat me Serbinë në veri të Mitrovicës janë aktivizuar sirenat e alarmit.

Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe një video ku dëgjohen sirenat.

Kosovapress ka kontaktuar zëdhënësin e policisë rajonale për veriun Branislav Radoviç, i cili ka thënë se nuk është në dijeni se çfarë po ndodh në veri.

Aktualisht në veri të Mitrovicës nuk ka grumbullime, ndërsa qytetarët në jug po afrohen te lumi i Ibrit për të kuptuar se çfarë po ndodh, por ata po pengohen nga policia.

Ndërkohë rrugët në Mitrovicë kanë nisur të zbrazen nga qytetarët.

Ndërkohë mediat serbe raportojnë për grumbullim të qytetarëve në Rudare të Zveçanit, duke mos dhënë më shumë detaje.

Nga Gazeta Shqiptare