11 Shtator 2023

Në pamje të parë duken si imazhe të një përmbytjeje, por thjesht duhet t’i kushtoni pak më shumë vëmendje për të kuptuar se ngjyra e lëngut që pushtoi rrugët e São Lourenco do Bairro, në Portugali, është e kuqe.

Në fakt bëhet fjalë për verën.

Thyerja e dy depozotave në distileri Levira shkaktoi një përmbytje të vërtetë në fshatin e komunës së Anadias, në veriperëndim të vendit portugez. 2.2 milionë litra verë të kuqe janë derdhur në rrugë, siç shihet në videon e shpërndarë në rrjetet sociale që prej ditës së djeshme, 10 shtator.

Vendasit të hutuar dëshmuan derdhjen, gati sa për të mbushur një pishinë me përmasa olimpike.

Kompania, e njohur më së shumti për prodhimin e pijeve alkoolike, tashmë ka marrë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara banorëve, ndërsa bashkia deklaroi se ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve vendas pengoi që vera të arrinte në lumin aty pranë, duke evituar një fatkeqësi mjedisore. Përmbytja kështu përfundoi pa dëme në një fushë, njoftuan mediat lokale.