Policia mbush burgjet me protestues 10 mars 2022

Policia mbush burgjet me protestues, mijëra qytetarë në shesh, pas tubimit u bllokuan rrugët

Nga OraNews

10 Mars 2022, ora 22:23

Në përfundim të tubimit para kryeministrisë në ditën e dytë të protestës kundër rritjes së çmimeve ku morën pjesë mijëra qytetarë një pjesë e tyre u zhvendosën në kryqëzimin midis bulevardit “Dëshmorët e Kombit dhe Unazës, duke bllokuar një prej nyjeve kryesore të kryeqytetit.

Kjo panoramë pa tensione nuk ka zgjatur shumë pasi policia ka  kërkuar lirimin e rrugëve.

Policia mbush burgjet me protestues 10 mars 2022

Duke hasur në kundërshtinë e protestuesve për të lëshuar rrugët, uniformat blu kanë filluar shpërndarjen e turmës me forcë.

Pas këtij momenti filluan shoqërimet e dhjetëra protestuesve, përfshirë edhe disa vajzave të reja.

Në ndihmë të efektivëve të kryeqytetit ishin dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia mbush burgjet me protestues 10 mars 2022

Protestuesit  u shpërndanë në rrugë të tjera me policinë pas krahëve që siç mund të dallohet hnga pamjet në video vijoi ndalimet e të rinjve.

Në ditën e parë të protestës policia raporti për 16 persona të shoqëruar, ndërsa këtë të enjte (10 mars) numri i tyre është disa herë më i lartë duke mbushur qelitë me të rinjtë që kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për stabilizimin e çmimeve.

Foto: LSA