Po rrafshohen dhunshëm një pjesë të mirë të godinave historike në Tiranë

Veliaj ka dhënë 819 leje ndërtimi duke rrafshuar dhunshëm një pjesë të mirë të godinave historike në Tiranë, paçka se një nga premtimet e tij elektorale ishte shtimi i hapësirave të gjelbra dhe kurrfarë betonizimi në qytet. Afërmendsh, ky gënjeshtar patologjik dhe politikan i paskrupullt, nuk ka kurrfarë dashurie dhe respekti për Tiranën dhe banorët e saj.

Ai jo vetëm që po i vjedh kësaj hapësire urbanistike zemrën e saj por po ndërhyn në kujtesën kolektive tonën duke na ofruar shëmbëlltyra të akullta e depresive që veçse na tehuajësojnë më tej në një sistem tashmë të tehuajsuar nga çdo gjë e përshpirtshme dhe njerëzore.

Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore